Qytetarët e Podujevës protestojnë kundër Shpejtim Bulliqit

HomePolitike

Qytetarët e Podujevës protestojnë kundër Shpejtim Bulliqit

Gjatë ditës së sotme, qytetarët e Podujevës kanë dalë në protestë para Komunës së tyre, duke kërkuar drejtësi për sul min fizik që kryetari i kësaj komune ushtroi ndaj një qytetari, njëherësh edhe zyrtar komune.

“Edhe uzurpator edhe i dh unshëm”, “Stop dhu nës ndaj qytetarit”, “Populli nuk duron dh unë”, ishin disa nga thirrjet që qytetarët i bënë në këtë protestë.

Përveç këtyre thirrjeve që i vendosen tek komuna, ata marshuan edhe nëpër qytet. Ishin vetëm këta qytetarë që dënuan dh unën e Bulliqit të ushtruar ndaj një qytetari në një institucion publik.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kishte su lmuar fizikisht një qytetar në ambulanten e qytetit, derisa qytetari e kishte denoncuar në Policinë e Kosovës, Bulliqi nuk hezitoi të dalë e ta demantojë lajmin.

Por, pa u bërë 24 orë, Gazeta Express ka publikuar videon ekskluzive ku paraqiste qartë su lmin fizik që kryetari Bulliqi kishte bërë ndaj qytetarit.

E që nga publikimi i videos, asnjë fjalë në lidhje me këtë veprim, nuk është thënë nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, e as nga ndonjë anëtar tjetër i kësaj parti, nga ku vjen edhe kryetari i Komunës së Podujevës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0