Qeveria vendos masa të reja të reciprocitetit ndaj Serbisë

HomeAktualitet

Qeveria vendos masa të reja të reciprocitetit ndaj Serbisë

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka vendosur masa të reja të zbatimit gradual të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, masat e vjetra do të vazhdojnë të zbatohen, derisa atyre do t’iu shtohen vazhdimisht ato të reja.

Në vendim thuhet se në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, ndalohen dokumentet për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës e legjislacionin në fuqi, përmbajnë emra të vendeve të Kosovës por jo emrin e shtetit, i referohen Republikës së Kosovës përveçse Republika e Kosovës apo përmbajnë elemente pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë obligohet të përdorë stemën dhe emrin Republika e Kosovës në certifikatat fitosanitare dhe veterinare, ndërsa operatorët ekonomik nga Serbia duhet të pajisen me leje hyrëse për secilin automjet të transportit të mallrave që hyn në Republikën e Kosovës nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi. Vendimi mbetet në fuqi për afat të pacaktuar, ndërsa nuk mund të njihet si person juridik një shoqëri tregtare e themeluar sipas rregullave të autoriteteve në Serbi, por vetëm në pajtim me Ligjin për shoqëritë tregtare.

Këto vendime u morën në mbledhjen e 37-të nga Qeveria në detyrë të shtunën mbrëma.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1