Qeveria pritet të ndajë mjete për punëtorët që mbetën pa punë gjatë pandemisë

HomeAktualitet

Qeveria pritet të ndajë mjete për punëtorët që mbetën pa punë gjatë pandemisë

Qeveria e Kosovës pritet t’i ndihmojë financiarisht punëtorët që kanë humbur vendin e tyre të punës gjatë pandemisë, ka bërë të ditur ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

Bajrami ka thënë se një komision ndërministor i Qeverisë së Kosovës është duke përgatitur një masë të re për t’i dalë në ndihmë punëtorëve që mbetën pa punë gjatë pandemisë.

“Komisioni është duke përgatitur vendim për të vendosur një masë të re për të gjithë këta që e kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë”, ka thënë ajo.

Ministrja u ka bërë thirrje bizneseve që nuk i kanë azhurnuar të dhënat e tyre pranë Administratës Tatimore të Kosovës, në mënyrë që në xhirollogaritë e tyre të ekzekutohen mjetet e parapara me masën e qeverisë.

Bajrami po ashtu ka thënë se që prej vendimit të qeverisë, kompanitë e sektorit privat nuk mund të korigjojnë numrat e punëtorëve, në mënyrë që të përfitojnë më shumë mjete nga fondi 60 milionësh i qeverisë. /Insajderi.org

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0