Qeveria ndan mbi 3.5 milionë euro për Trepçën

HomeAktualitet

Qeveria ndan mbi 3.5 milionë euro për Trepçën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij, ka thënë që ka shkuar në Trepçë për t’ua dhënë dy lajme të mira.“Qëllimi i këtij takimi, ishte që t’i njoftojmë që Qeveria në detyrë, tashmë ka ndarë një subvencion mbi 3.5 milionë euro që Trepça t’i paguajë edhe obligimet por edhe pagat e punëtorëve të saj”.
“Në anën tjetër, po i bëjmë përgatitjet në mënyrë që Terminali Doganor, i cili ka qenë këtu në Trepçë nga viti 2002 deri në vitin 2013, të kthehet dhe kështu të sigurojë të hyrat për Trepçën. Padrejtësisht Trepçës i është marrë Terminali Doganor në vitin 2013 dhe ne duam që kjo të korrigjohet”.

Kurti ka theksuar se dëshiron që Trepça të përparojë, pasi sipas tij, prodhimi aty ka një rritje të lehtë.“Duam t’ia kthejmë Trepçës, si krenari kombëtare, shkëlqimin ekonomik dhe zhvillimor. Duam që të mos varet nga Qeveria, por e gjithë Kosova të varet nga Trepça, e cila do të përparojë duke e rritur edhe prodhimin edhe produktivitetin”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0