Qeveria Kurti i akuzoi ndërmarrjet publike për “gjakderdhje” financiare, por sot ndau 20 milionë euro për to

HomePolitike

Qeveria Kurti i akuzoi ndërmarrjet publike për “gjakderdhje” financiare, por sot ndau 20 milionë euro për to

Në mbledhjen që ka mbajtur qeveria thuhet se këto para janë ndarë për shkak të pandemisë.Njoftimi i plotë i lëshuar për media:

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka thirrë mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike), mbledhja e 33-të e Qeverisë, në të cilën ka diskutuar dhe aprovuar vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.Me vendimin e parë të miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme, është ndryshuar dhe plotësuar vendimi i Qeverisë për emërimin e Këshillit Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Me propozimin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinës, është vendosur që anëtar i këtij këshilli nga ky fakultet, në vend të Arben Mehmetit të jetë Imer Rusinovci.Qeveria ka miratuar edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Pakos Emergjente Fiskale. Me ndryshimin dhe plotësimin e vendimit në mbledhjen e sotme, janë ndarë 20 milionë euro për subvencionimin e ndërmarrjeve publike që kanë vështirësi financiare për shkak të situatës së krijuar nga emergjenca e shëndetit publik dhe me qëllim të sigurimit të likuiditetit të tyre. Këto subvencione mund të kushtëzohen me reduktimin e ndarjeve buxhetore për vitin aktual dhe për vitet në vijim për ndërmarrjet publike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0