Qeveria ka vendosur që shfrytëzimi 24 orësh i automjeteve zyrtare të bëhet vetëm me leje të veçantë

HomeEkonomi

Qeveria ka vendosur që shfrytëzimi 24 orësh i automjeteve zyrtare të bëhet vetëm me leje të veçantë

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 30-të, në të cilën ka miratuar vendimin për racionalizim të shpenzimeve gjatë përdorimit të veturave zyrtare dhe kthimin e të gjitha targave civile në targa zyrtare.

Në njoftim, theksohet që vendimi shfuqizon të gjitha vendimet për aprovime të veçanta të përdorimit 24 orë të automjeteve zyrtare të nxjerra mbi bazën e nenit 3 paragrafi 3.3 të Udhëzimit Administrativ për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës.

“Automjetet zyrtare mund të përdoren 24 orë në ditë nga zyrtarët tjerë të Qeverisë, vetëm në rastet e veçanta me autorizim të veçantë, ku për shkak të specifikave të punës është e domosdoshme përdorimi i automjetit zyrtar”, thuhet tutje.

“Ky autorizim propozohet nga zyrtari kryesor administrativ dhe aprovohet nga ana e Kryeministrit apo Ministrit të ministrisë përkatëse. Autorizimi lëshohet për raste individuale në kohëzgjatje jo më shumë se 72 orë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0