Qeveria iu ndan të holla familjeve të të vdekurve dhe bursa për fëmijët

HomeAktualitet

Qeveria iu ndan të holla familjeve të të vdekurve dhe bursa për fëmijët

Qeveria në detyrë në krye me Albin Kurtin ka marrë vendim që t’i ndajë nga 30 mijë euro për dy minatorët, inxhinierin Haki Arifi, e xehetarin Idriz Gërbeshi që sot ndërruan jetë në rrethana tragjike gjatë punës në minierën e Artanës, raporton Gazeta Express.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media që kanë dërguar nga Qeveria në detyrë.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se do të ndahen edhe bursa për fëmijët e të ndjerëve që po e ndjekin shkollimin.

Djalit të madh të xehetarit Idriz Gërbeshi ndërkaq, është marrë vendim që t’i ofrohet mundësi punësimi në minierë.

Dy minatorë, inxhinieri Haki Arifi e xehetari Idriz Gërbeshi, vdiqën sot nga shembja e dheut në horizontin e katërt, punishtja 24/9, në minierën e Artanës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur t’i ndihmoj familjet e tyre me nga 30,000 euro dhe bursë për fëmijët që po e ndjekin shkollimin. Djalit të madh të Idrizit, 21 vjeç, do t’i ofrohet mundësi punësimi në minierë”, thuhet në njoftim./Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0