Qeveria i reagon Albin Kurtit: VV para se të kritikojë të tjerët, duhet të jap llogari për qeverisjen e keqe në Prizren

HomeAktualitet

Qeveria i reagon Albin Kurtit: VV para se të kritikojë të tjerët, duhet të jap llogari për qeverisjen e keqe në Prizren

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj i ka reaguar ish-kryeministrit, Albin Kurti, pasi ky i fundit fajësoi partitë në pushtet se janë përgjegjëse për migrimin e qytetarëve përgjatë viteve.

Balaj-Halimaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se VV para se të kritikojë të tjerët, duhet të jap llogari për qeverisjen e keqe në Prizren.

“Para se të flas për komunat tjera VV duhet t’ua merr komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve, e që për këtë do t’i ndihmojmë përsëri ne.”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:

Nga 2017 që nga koha kur mori pushtetin Vetvëndosje në Prizren, e deri më 2019 (pa të dhëna për 2020) sipas Agjensisë së Statistikave të Kosovës, migrimi në Prizren është rritur mbi 400% në raport me sa ishte në vitin 2016!

Nëse për largimin e qytetarëve nga komuant tjera përgjegjëse janë partitë tjera që janë në pushtet, atëherë poaq përgjegjëse për migrimin e qytetarëve nga Prizreni është Vetëvendosja! Prandaj para se VV të kritikoj të tjerët duhet dhënë llogari për qeverisjen e keqe dhe të dëmshme që ka pasur në Prizren!

Para se të flas për komunat tjera VV duhet t’ua merr komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve, e që për këtë do t’i ndihmojmë përsëri ne

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0