Qëndron Kastrati u bën thirrje shokëve të të riut që vdiq të mos marrin pjesë në varrimin e tij

HomeAktualitet

Qëndron Kastrati u bën thirrje shokëve të të riut që vdiq të mos marrin pjesë në varrimin e tij

Vdekja e 27 vjeçarit nga komuna e Kamenica, Bersant Rahimaj, i cili ishte i prekur me COVID-19 ka prekur gjithë opinionin.

Derisa kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi të bërë në FB ka thënë se pavarësisht se i ndjeri kishte shumë miq, është lutur që të njëjtit të kenë konsideratë ndaj familjes, që për shkak të pandemisë mos të marrin pjesë në varrim.

27 vjeçari nga Kamenica, është viktima më e re në moshë që ka ndërruar jetë nga Coronavirusi.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

I vetdijshëm që ndarja nga jeta e Bersantit ju ka prekur të gjithëve pa dallim, përtej kufijve të komunës sonë. Duke qenëse shumë prej jush e keni njohur edhe nga afër, e keni pasë shok klase, fakulteti a familjar, dhe ndjeni të udhës t’ia bëni respektin familjes duke shkuar në varrim. E kuptoj, por situata aktuale na e bënë të pamundur këtë.

Andaj, ju lutemi shumë, në emër të familjes dhe të institucionit që të mos jeni prezent në varrim. Kjo duhet të jetë jeta e fundit e shuar nga ky virus dhe të gjithë duhet të kujdesemi që mos ta përhapim më shumë. Ju faleminderit për mirëkuptim!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0