‘Qartet’ Ganimete Musliu, ka një kërkesë ndaj policisë

HomePolitike

‘Qartet’ Ganimete Musliu, ka një kërkesë ndaj policisë

Deputetja e PDK’së Ganimete Musliu ka përgëzuar aksionin e mbëmshëm në Karaçevë ku u sulmuan kazinot që ushtronin veprimtari të paligjeshme. Musliu, gjithashtu ka kërkuar që lista e emrave të policëve të arrestuar dje të bëhet e ditur me emër e mbiemër jo vetëm inicialet.

Musliu ka thënë se policia nuk duhet të dorëzohet edhe atëherë kur duhet të ballafaqohet me kolegët e tyre, si rasti i mbrëmshëm kur 10 pjesëtarë të policisë u arrestuan si bashkëpunëtorë të krimit.
“Pozite e Opozite duhet ta mbeshtesin kete aksion dhe t’i inkurajojne Policine e Kosovës qe mos te hezitojne te jene ne sherbim te vendit edhe atehere kur duhet te ballafaqohen me koleget e tyre. Lista e pjestareve te policise te perfshire ne krim duhet te behet publike me emer e mbiemer dhe jo vetem me iniciale”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë i saj:

Aksioni i mbremshem ne Karaçeve tregon me se miri se qytetaret e Kosovës duhet te jene aktiv dhe te zeshem kunder krimit dhe te keqes. Presioni qytetar e publik, angazhimi i pakursyer i Kuvendit dhe adresimi i drejt i problemit beri qe krimit t’i keputen kembet mbrem ne Karaqeve.
Pozite e Opozite duhet ta mbeshtesin kete aksion dhe t’i inkurajojne Policine e Kosovës qe mos te hezitojne te jene ne sherbim te vendit edhe atehere kur duhet te ballafaqohen me koleget e tyre. Lista e pjestareve te policise te perfshire ne krim duhet te behet publike me emer e mbiemer dhe jo vetem me iniciale. Bandat kriminale nuk duhet te mbrohen e amnestohen. Bejeni sa ma shpejt publike identitetin e plote te tyre. dhe kontratat e tyre me Policine te shkeputen menjeher. Soji i tyre s’ka vend ne Policine e Kosovës. Respekt per ata polic qe mbrem moren pjese ne aksion ne Karaçeve. Ata i bene ndere vetes, famileve te tyre dhe Shtetit te Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0