Putin: Joe Biden, burrë shteti me përvojë, shumë ndryshe nga Trump

HomeAktualitet

Putin: Joe Biden, burrë shteti me përvojë, shumë ndryshe nga Trump

Presidenti i Serbisë, Vladimir Putin i bëri një kompliment të rrallë homologut amerikan, Joe Biden, duke e quajtur një “burrë shteti me përvojë”.

“Ai është shumë ndryshe nga presidenti Donald Trump”, tha Putin në konferencën për media pas takimit 4-orësh.

Pasi gazetarët i kujtuan një shprehje të Biden, i cili dikur i ka thënë Putinit se “nuk ke shpirt”, Putin u përgjigj: “Ai është një person konstruktiv, i ekuilibruar, me përvojë. E prisja këtë. Ai foli për familjen e tij dhe bisedat që bënte me të ëmën. Këto gjëra nuk është se kanë lidhje të drejtpërdrejtë me punët tona, por tregojnë cilësitë dhe vlerat e tij. Kjo nuk do të thotë se duhet të shohim sytë dhe shpirtin e njëri-tjetrit. Ne mbrojmë interesat e shteteve tona dhe kjo bëhet me pragmatizëm”.

Por pavarësisht komplimenteve, Putin tha se Biden nuk e kishte ftuar të vizitonte Shtëpinë e Bardhë dhe as ai nuk e kishte ftuar të vizitonte Kremlinin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0