Putin dhe Merkel diskutojnë mbi mundësin e krijimit të një vaksine anti-Covid

HomeAktualitet

Putin dhe Merkel diskutojnë mbi mundësin e krijimit të një vaksine anti-Covid

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel ditën e sotme kanë diskutuar mundësinë e prodhimit të përbashkët të vaksinave kundër koronavirusit. Në një lajmërim zyrtar të Kremlinit, ka bërë të ditur se diskutimi u zhvillua në kuadër të një telefonate që patën të dy liderët ditën e sotme.

“U diskutuan çështjet e bashkëpunimit për luftimin e pandemisë së koronavirusit me një theks në perspektivat e mundshme për prodhimin e përbashkët të vaksinave”, tha Kremlini në një deklaratë.
Mësohet se është rënë dakord që kontaktet të vazhdojnë mes ministrive të shëndetit të të dyja vendeve dhe agjencive të specializuara. Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu zgjidhjen e konfliktit midis Kievit dhe forcave separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore, pasi situata ka mbetur e bllokuar që kur u nënshkruan marrëveshjet e paqes më 2015.

Rusia dhe Gjermania kohët e fundit kanë filluar vaksinimet masive për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Gjermania po përdor vaksinën e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNtech, ndërsa Rusia ka hedhur në qarkullim masiv vaksinën e saj Sputnik V.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0