Publikohet raporti origjinal serb për sulmin ndaj familjes Jashari, ja cili komandant i vr au 58 anëtarët e familjes

HomeAktualitet

Publikohet raporti origjinal serb për sulmin ndaj familjes Jashari, ja cili komandant i vr au 58 anëtarët e familjes

Lufta në PrekazKurti ka kërkuar ekstradimin nga Serbia të Ulemekit, për gjen ocid kundër 58 anëtarëve të familjes Jashari
Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka publikuar raportin origjinal serb për sulmin dhe vra sjet ndaj familjes së komandantit legjendar Adem Jasharit.

Në këtë raport shkruhet se sul min mizor ndaj familjes Jashari në Prekaz, e ka kryer Milorad Ulemek, komandant i Njësisë së Operacioneve Speciale, e cila vepronte direkt nën direktivat e Stanishiqit dhe Milosheviqit, përcjell GazetaLAjmi.

Kurti ka kërkuar ekstradimin nga Serbia të Ulemekit, për gjenocid kundër 58 anëtarëve të familjes Jashari.

Reagimi i Kurtit në Facebook:

Raporti origjinal serb për su lmin dhe vras jen e kryer ndaj familjes Jashari!

Në këtë raport, flitet se si dhe kush e sul moi dhe masakroi Familjen e Jasharëve.

Aksionin mizor ndaj Familjes Jashari e kanë kryer, Milorad Ulemek, komandant i njësisë – JSO – Njësia e Operacioneve Speciale, e cila vepronte direkt nën direktivat e Stanishiqit dhe Milosheviqit.

Milorad Ulemek është dënuar për vr asjen e premierit serb Zoran Gjinqic – por kurrë nuk u dënua për mas akrën ndaj Familjes Jashari ku u masa kruan mizorisht 58 anëtarë.

Në fund të këtij raporti, flitet për „suksesin e madh“ të kësaj njësie speciale dhe ku asgjësuan 66 „terroristë“ (siç e quanin këta kr iminel çdo Shqiptar) – por realiteti ishte se ata vr anë gjithsej pesëdhjetë e tetë persona e në mesin e tyre tetëmbëdhjetë ishin gra dhe dhjetë fëmijë nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Këtij sulmi i mbijetoi Besarta Jashari (asokohe 11 vjeç).

Republikanët e Kosovës e kërkojnë ekstradimin nga Serbia të kriminelit Milorad Ulemek, komandantit të Njësisë të Operacioneve Speciale i cili kreu Gjenocid ndaj Familjes Jashari.

Duam drejtësi për familjen Jashari.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0