Pse simboli i Demokratëve është gomari, kurse i Republikanëve elefanti

HomeAktualitet

Pse simboli i Demokratëve është gomari, kurse i Republikanëve elefanti

Për dekada të tëra, Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara është përfaqësuar nga një gomar, ndërsa ajo Republikane nga një elefant. Megjithatë, shumë njerëz nuk e dinë se nga rrjedhin këto simbole.

Gomari i Partisë Demokratike dhe elefanti i Partisë Republikane kanë qenë në skenën politike që nga shekulli 19.

Origjina e gomarit të Demokratëve i ka gjurmët e para që nga viti 1828 i fushatës presidenciale të Andrew Jackson. Gjatë garës, kundërshtarët e Jackson e quanin atë “jackass” (gomar).

Megjithatë në vend që ta refuzonte etiketimin, Jackson, heroi i luftës së vitit 1812 që më vonë shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan, ishte i kënaqur me këtë emër dhe përfshiu imazhin e kësaj kafshe në posterët e fushatës së tij, shkruan javanews. Jakscon e mposhti presidentin në detyrë John Quincy Adams dhe shërbeu si presidenti i parë demokrat në Amerikë.

Në vitin 1870, karikaturisti me ndikim politik Thomas Nast ndihmoi popullarizimin e gomarit si simbol i Partisë Demokratike.

Partia Republikane u formua në vitin 1854 dhe 6 vjet më vonë Abraham Lincoln u bë anëtari i parë i zgjedhur i Shtëpisë së Bardhë.

Një imazh i një elefanti u shfaq si simbol i Republikanëve në një karikaturë politike dhe një ilustrim në një gazetë gjatë Luftës Civile.

Elefanti nuk u bë simbol i Partisë Republikane deri kur Thomas Nast që është konsideruar babai i karikaturave politike moderne, e përdori atë në një karikaturë për gazetën Harper.

E titulluar “Paniku i mandatit të tretë”, vizatimi i Nast u përqesh nga New York Herald, që ishte kritike ndaj mandatit të tretë të Presidentit Ulysses Grant dhe portretizua grupet e interesit si kafshë e ndryshme, përfshi dhe një elefant me etiketën “vota republikane”.

Nast e përdori elefantin për të përfaqësuar republikanët në karikaturat e tjera gjatë vitit 1870.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0