Pse kosovarët s’mund të udhëtojnë në BE, edhe pse ka pak të infektuar?

HomeAktualitet

Pse kosovarët s’mund të udhëtojnë në BE, edhe pse ka pak të infektuar?

Mungesa e liberalizimit të vizave lë kosovarët pa udhëtuar në Bashkimin Eurpian. E Covid-19 e ka përkeqësuar akoma këtë situatë.
Edhe ata të paktë që kishin një vizë schengen nuk e kishin mundësinë që të vizitonin kontinentin. Vizën nuk mund ta shfrytëzojnë as tani, kur numri i rasteve me koronavirus në Kosovë është më i vogël se në shumë vende të Unionit Evropian.
Për këtë e ka paraqit shqetësimin Drejtori i MCC në Kosovë Petrit Selimi nëpërmjet Twitter.
“Që kur numri i të infektuarve me Covid-19 po bie në krahasim edhe me Gjermaninë, kur Bashkimi Europian do të lejojë udhëtimin tonë në BE? Ne jemi akoma në listën e kuqe dhe edhe nëse kemi viza Schengen, e kemi të pamundur të udhëtojmë në EU”, shton ai.
Përjashtim bëjnë vetëm politikanët.
Ndërkohë fqinji ynë Serbia pavarësisht shifrave më të larta të të infektuarve dhe paraqitjes së shifrave të pasakta sa i përket të infektuarve me koronavirus, e gëzon mundësinë e lëvizjes së lirë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 15,855, i viktimave në 632 dhe i të shëruarve në 13,929.
Raste aktive me koronavirus aktualisht janë 1,294.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0