Provokon shqiptari Dritan ABAZOVIC: Ulqinit nuk i nevojitet përmendore e Skënderbeut, nëna e babai i tij kanë qenë serbë (VIDEO)

HomeAktualitet

Provokon shqiptari Dritan ABAZOVIC: Ulqinit nuk i nevojitet përmendore e Skënderbeut, nëna e babai i tij kanë qenë serbë (VIDEO)

Dritan ABAZOVIC
Shqiptari Dritan Abazovic, që drejton listën Bardh e Zi, në Malin e Zi, ka provokuar sërish në një intervistë për mediumet malazeze, ku ka vlerësuar se Ulqinit nuk i nevojitet përmendore e Skënderbeut.

Gjatë intervistës ai është shprehur se heroi ynë kombëtar Skënderbeu është figurë “militare”, duke insistuar se në Ulqin nevojiten figura paqësore.

Ndërkaq ai ka vijuar më tej provokimin e tij, ku ka theksuar se prindërit e Skënderbeut kanë qenë serbë dhe jo shqiptarë.

Abazovic mori 4 deputetë në zgjedhjet e së djelës, dhe në deklaratën e tij pas zgjedhjeve, tha se Mali i Zi nuk do të bëhet kurrë Sparta Serbe.

“Pasi të dëgjoj videon, mund të konkludoj se ishte ose shkarja ime ose kjo video duhet të më kishte diskredituar para shqiptarëve dhe të gjithë të tjerëve, sepse ata e dinë që unë i kam shpallur haptas luftë korrupsionit politik dhe krimit, dhe kjo betejë është jo “Unë mund ta shpërqendroj ose ta ndaloj këtë” çmenduri “, sepse edhe fëmijët nga kopshti e dinë se shqiptarët nuk mund të jenë ata, babai dhe nëna e të cilëve janë serbë”, shkroi më herët Abazoviç në Facebook.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0