Propozimi i mjekut kosovar: Jo gjoba me para, punë vullnetare në spitale për ata që s’i respektojnë masat

HomeShendeti

Propozimi i mjekut kosovar: Jo gjoba me para, punë vullnetare në spitale për ata që s’i respektojnë masat

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës ka dhënë një propozim për Qeverinë e Kosovës për ndëshkimin e atyre që nuk respektojnë masat kundër Covid-19.

Doktor Pleurat Sejdiu po konsideron se është më mirë që këta qytetarë të ndëshkohen me punë vullnetare në spitale në vend të gjobave me para.

Fëmijët i dërgojnë lule nënës së intubuar për shkak të virusit në spitalin e Tiranës
“Të hiqen dënimet monetare me punë vullnetare të detyrueshme në spital, pastrim të hapësirave për ata që nuk mbajnë maska”, ka deklaruar Sejdiu.

Ai ka thënë se vullnetarët do të mund të kryenin punë në spitalet publike pa u rrezikuar nga infeksioni dhe një prej tyre do të mund të ishte mirëmbajtja e hapësirave të gjelbra dhe pastrimi i tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0