Pronarët e hoteleve: Dasmat, ahengjet dhe mbrëmjet muzikore do t’i mbajmë

HomePolitike

Pronarët e hoteleve: Dasmat, ahengjet dhe mbrëmjet muzikore do t’i mbajmë

Qeveria e Republikës ka marrë vendime të reja për masat ndaj Covid-19. Kjo pas rritjes së numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit.Në mbledhjen e sotme të qeverisë është kërkuar që mosrespektimi i masave të ndëshkohet.

Ministri Zemaj po ashtu ka njoftuar se do të ndalohen tubimet.

Në mbledhjen e Qeverisë nuk është përmendur fare çështja e dasmave mirëpo është potencuar se ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona.Lidhur me këtë kanë reaguar hotelierët përmes një postimi në Facebook, ku kanë thënë se dasmat do të mbahen ashtu siç edhe do të hapen klubet e natës, por që sipas tyre organizimi gjithnjë do të bëhet konform rregullave të Qeverisë.

Ata po ashtu kanë ftuar konferencë urgjente për media për në orën 15:30, para objektit të Qeverisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0