Prokuroria kërkon paraburgim për personin që s ulmoi Valon Sylën

HomeAktualitet

Prokuroria kërkon paraburgim për personin që s ulmoi Valon Sylën

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim për personin që dy ditë më parë su lmoi gazetarin Valon Syla.

Komunikata thekson se Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe në të njëjtën kohë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J., në drejtim të veprës penale “L ëndimi i lehtë trupor”.

“Më 23.12.2020, Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe në të njëjtën kohë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J., në drejtim të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me dyshimin se i njëjti ka s ulmuar fizikisht të dë mtuarin, gazetarin me inicialet V.S”, thekson komunikata.

Gazetari Valon Syla u s ulmua të martën në Prishtinë pas disa deklaratave që ai kishte bërë për mërgimtarët.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0