Profesori universitar i krahason me qentë endacakë besimtarët myslimanë që u falën në shesh, akuzon PDK-në

HomeAktualitet

Profesori universitar i krahason me qentë endacakë besimtarët myslimanë që u falën në shesh, akuzon PDK-në

Në shenjë revolte ndaj mos hapjes së xhamive, disa besimtarë myslimanë dje, falën Ikindinë në shesh të Prishtinës.

Të njëjtit ishin të vendosur larg njëri-tjetrit duke mbajtur kështu distancën sociale, derisa një nga të pranshmit, thanë që kishin marrë leje përkatëse edhe nga Policia e Kosovës.

Por, duket se dikujt i ka penguar praktikimi i fesë. Shkrimtari dhe profesori kosovar, Gani Mehmetaj, ka ironizuar me këtë grup, derisa akuzon PDK-në për këtë veprim.

Ai thotë se organizimi u bë nga krahu islamik i PDK-së, madje këta besimtarë i krahasoi me qentë, ku edhe ka publikuar një fotografi të qenve endacakë në shesh.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0