‘Prodhojnë lajme false që të duket SHBA keq’, presidenti Trump ‘shuplakë’ Europës

HomeAktualitet

‘Prodhojnë lajme false që të duket SHBA keq’, presidenti Trump ‘shuplakë’ Europës

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se Europa është pllakosur nga pandemia e koronavirsit, teksa shifrat e infektimeve ditore kanë arritur në nivele shqetësuese në shumë shtete.

Përmes një postimi në Twitter, Trump aludon se “lajmet e rreme” janë munduar ta paraqesin situatën në Europë si nën kontroll dhe të menaxhuar mirë, për ta bërë SHBA-në të duket keq.
Trump, i cili u infektua me koronavirus disa ditë më parë, është kritikuar nga rivalët politikë për keqmenaxhim, neglizhencë të pandemisë së koronavirusit.

Reagimi i Trump vjen në një kohë kur Franca, Spanja, Gjermania dhe Britania kanë paralajmëruar masa të forta shtrënguese anti-covid.

Presidenti i SHBA i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë “të fortë dhe vigjilentë, do të vazhdojë rrjedhën e saj. Por vaksina dhe kura do të vijnë shumë shpejtë”, shprehet Trump.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0