Prizreni nuk ndien për masat e institucioneve kundër coronavirusit

HomeAktualitet

Prizreni nuk ndien për masat e institucioneve kundër coronavirusit

Numër shumë i madh i qytetarëve kanë vërshuar qendrën e Prizrenit pak kohë pas iftarit.

Foto nga sheshi i Shatërvanit, ku shihet një numër shumë i madh i qytetarëve duke u shëtitur.Në foto shihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët nuk kanë reaguar ndaj këtij numri shumë të madh të qytetarëve, ndonëse tubime të tilla janë të ndaluara me masat e institucioneve shëndetësore kundër pandemisë së COVID-19.

Në komunën e Prizrenit janë 93 të infektuar me COVID-19, 67 të shëruar, 2 kanë vdekur dhe 24 raste janë aktive.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0