‘Prindërit shqiptarë janë egoistë, ju konvenon më shumë të jenë pastër para komshive se sa fëmija i tyre të ndjek ëndrrat’

HomeAktualitet

‘Prindërit shqiptarë janë egoistë, ju konvenon më shumë të jenë pastër para komshive se sa fëmija i tyre të ndjek ëndrrat’

Nga Rita Behadini

Kur isha më e vogël prindërit i porosisnin moshatarët e mi: “Mos u bëni si ajo, i fut hundët në çdo punë. Ngre zërin për krejt sendet, bën zhurmë. Me një lule nuk çel pranvera, do e marre veten në qafë se askush se merr”. Sot po të njëjtët prindër më dërgojnë ftesa për miqësi në facebook, m’i bëjnë love statuset edhe komentojnë “bravo”.

Veç atëherë kur unë reagoja e protestoja, ata nuk donin ta shihnin fëmijën e tyre të dale jashta normave shoqërore, se tjerët flasin. Ende nuk duan, veç suksesi kur është prej larg ju pëlqen, por ama s’janë të gatshëm për ta fut brenda derës shpisë rrezikun që vjen me të, prej të folurës së komshive normal. Besoj shumë se prindërit shqiptarë janë egoistë (më vjen keq). Ju konvenon më tepër të jenë pastër para komshive se sa fëmija i tyre të ndjek ëndrrat.

Ua presin krahët shumë herët. I detyrojnë t’u përshtaten rregullave shoqërore, vetëm që vetë ata “të jenë të lumtur”. Fëmijët tuaj nuk ua kanë borxh të bëhen kush ju mendoni se duhet të bëhen. Mjaft lindët fëmijë që të ketë kush të kujdeset për ju kur të plakeni, sepse edhe kjo është egoizëm. *ndjesë për jo modestinë* /supergrate.net/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0