Presidenti që po shtang Europën: LGBT si komunizmi, do luftojmë për familjet tona!

HomeBota

Presidenti që po shtang Europën: LGBT si komunizmi, do luftojmë për familjet tona!

Në këtë kohë në Poloni po zhvillohet fushata elektorale për zgjedhjet e arshme Presidenciale, teksa kandidat është edhe Presidenti aktual Andrzej Duda, i cili është pjesë e partisë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi.
Në fushatën e tij, ai po vë theksin gjithmonë në ndërtimin e familjes së shëndetshme, që në vitet e fundit ka devijuar me financat e mëdha që po lëvrohen dhe ndikimin ndaj shteteve për të mbështetur komunitetet me prirje të ndryshme seksuale.

Komunitetet e njohura si LGBT dhe nënkategoritë e tyre janë duke u fuqizuar gjithënjë e më shumë.
Por, Presidenti Duda mendon ndryshe: Familja është e shentjë, për këtë ai ka propozuar një plan të quajtur “Karta e Familjes”, që promovon vlerat dhe traditat e familjes polake, që kanë patur ndër vite.
Gjenerata e prindërve të mi luftoi për 40 vjet të eliminojë ideologjitë e komunizmit nga shkolla, duke mos I detyruar fëmijët të mësojnë për të. Kështu, fëmijët, të rinjtë, ushtarët dhe organizatat rinore të mos jenë të indokrinuara. Ata nuk luftuan që të zhdukin një ideologji dhe të shfaqet një tjetër edhe më deskruktive”, tha Duda.
Në planin e tij është që çdo kush që kërkon të birësojë një fëmijë, ose të ndërtojë familje, duhet të jetë në bashkimin mes një femre dhe mashkulli.
Kjo lloj politike e Andrzej Duda ka ndezur interes të fortë edhe në insitucionet më të larta në BE, që kanë vite me radhë që japin financa dhe mbështesin liritë e kësaj shtrese të shoqërisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0