Posta e Kosovës i keqpërdori 320 mijë euro subvencion nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik

HomeAktualitet

Posta e Kosovës i keqpërdori 320 mijë euro subvencion nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Posta e Kosovës i ka keqpërdorur 320 mijë eurot nga 720 mijë sa i kishte marrë si subvencion nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE). Paratë i kishte marrë për shtyrjen e borxheve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, ndërsa gati gjysmën e tyre e ka shpenzuar për destinime të tjera.

Për shkak të kësaj mospagese, një muaj më parë ATK-ja ia kishte bllokuar llogaritë bankare Postës, por të cilat u liruan pas intervenimit nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

Në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për Postën e Kosovës janë ngritur dyshime për shpenzim jo të duhur të këtyre mjeteve nga ndërmarrja publike dhe mosarsyetimin e destinimit të mjeteve të mbetura.

Bazuar në vendimin e ministrisë, ZKA thotë se Posta është e obliguar që këto mjete t’i shpenzojë për shlyerjen e obligimeve ndaj ATK-së dhe se i kërkohet që të bëjë një raport me dëshmi bankare mbi shfrytëzimin e mjeteve financiare sipas vendimit. ZKA ka gjetur se mjetet financiare nuk janë shpenzuar dhe nuk janë prezantuar drejt në kontabilitet në bazë të destinimit të përcaktuar nga vendimi i ministrisë së linjës.

“Këto hyrje të parasë së gatshme ishin prezantuar në kontabilitet si subvencione nga SHUP (Shërbim Universal Postar) për të cilën kategori të subvencioneve “Posta e Kosovës” sh.a është e lirë në përcaktimin e destinimit të mjeteve. Mjetet e subvencionuara në vlerë prej 396,431 euro janë shpenzuar për destinimin e përcaktuar, përkatësisht pagesa e obligimeve ndaj ATK-së, ndërsa pjesa tjetër prej 323,569 euro është shpenzuar për destinime të tjera”, thuhet ndër tjerash në raportin e ZKA-së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0