Policia në Pejë gjatë kësaj jave inicioi tetë raste për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë

HomeAktualitet

Policia në Pejë gjatë kësaj jave inicioi tetë raste për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë bën të ditur se që nga data e lehtësimit të masave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, kur ka filluar faza e parë e deri me sot, janë iniciuar 11 raste për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

“Ndërsa vetëm gjatë kësaj jave janë iniciuar 8 raste. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe në shumicën e rasteve Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimi për 48 orë. Po ashtu, për mos respektim të orarit të lëvizjes, mos bartje të pajisjeve mbrojtëse (maska, doreza) dhe për mos mbajte të distancës – janë proceduar 189 raste”.

“Vlerësojmë që veprimet ligjore të përbashkëta të institucioneve dhe sjellja e përgjegjshme e bashkëpunuese e qytetarëve, në respektim të dispozitave ligjore për parandalim të sëmundjeve ngjitëse, ka dhënë rezultate pozitive konkrete. Andaj apelojmë tek qytetarët që të tregojnë vetëdije dhe përgjegjshmëri të lartë qytetare në respektimin e masave parandaluese te vendosura nga institucionet e vendit edhe gjatë kësaj faze dhe në të ardhmen në mënyrë që të kalojmë së bashku ketë situatë pandemie”, thuhet në njoftimin e policisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0