Policia ndërhynë në një shtëpi ku ishte organizuar Iftar me rreth 30 persona në Pejë

HomeAktualitet

Policia ndërhynë në një shtëpi ku ishte organizuar Iftar me rreth 30 persona në Pejë

Në mbrëmjen e të shtunës (09.05.2020) Polica Rajonale e Pejës është njoftuar për një organizim Iftari në një shtëpi në Pejë, ku pjesëmarrës kanë qenë rreth 30 ose më shumë persona.

Me të marrë informacionin, njësitet relevante kanë intervenuar duke shpërndarë të pranishmit, transmeton Gazeta Lajmi.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zv.drejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0