Policia konfiskon 270 kilogramë mish pule, në veturen me targa të Serbisë

HomeAktualitet

Policia konfiskon 270 kilogramë mish pule, në veturen me targa të Serbisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa të Serbisë, në të cilën janë gjetur të ngarkuara mallra të ndryshme: 270 kg mish i pulës, 48 kanaqe pije energjike, 1 kg duhan refuz dhe dy shteka me cigare.

Fsh. Rogoqicë. Kamenicë, 28.09.2020-0:15. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa të Serbisë. Gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se kishte pas të ngarkuara mallra të ndryshme: 270 kg mish i pulës, 48 kanaqe pije energjike, 1 kg duhan refuz dhe dy shteka me cigare. Në konsultim me prokurorin mallrat dhe vetura e të dyshuarit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, i dyshuari është liruar.”, njofton Policia e Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0