Policia e zë me drogë djalin e ish-kandidatit të VV-së për kryetar të Shtimes

HomePolitike

Policia e zë me drogë djalin e ish-kandidatit të VV-së për kryetar të Shtimes

Me datë 2 gusht është arrestuar Lirim Jashari, djali i Ruzhdi Jasharit, kandidatit për kryetar të Komunës së Shtimes, nga Lëvizja Vetëvendosje, aktualisht këshilltar i Kuvendit Komunal në Shtime.

Nga raportet e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se me datë 2 gusht 2020 janë ndaluar 3 persona, me veturë Golf II, ngjyrë hiri, të cilëve u është sekuestruar lënda narkotike dhe telefonave pas legjitimimit që ju është bërë në Stacionin e Policisë në Shtime si dhe janë udhëzuar të paraqiten në Njësinë e Narkotikëve në Ferizaj, shkruan lajmi.net.

Në raport bëhet e ditur se këta persona janë të njohur si përdorues të lëndëve narkotike.

Ruzhdi Jashari ka qenë drejtor i Agjencionit Shtetëror për Mbrojtjen e të dhënave personale, ish kryesues i Kuvendit Komunal, ndërsa aktualisht është këshilltar i Kuvendit Komunal në Shtime.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0