Policia e ndalon një automjet në Muqivërc, brenda një serb dhe dy kosovare

HomeAktualitet

Policia e ndalon një automjet në Muqivërc, brenda një serb dhe dy kosovare

Mbrëmë, rreth një orë e gjysmë para mesnatës, njësitet policore kanë ndaluar një automjet të dyshimtë në pikëkalimin kufitar në Muqivërc.

Siç njofton Policia, në automjetin që po e drejtonte një shtetas i Serbisë, ndodheshin dy pasagjere femra nga Kosova që e kishin kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, duke iu shmangur kontrollit të rregullt kufitar përmes rrugëve dytësore, shkruan Gazeta Express.
“SPMK-Muqivërc 25.10.2020-22:20. Raportohet se njësitet policore kanë takuar automjetin që e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe dy pasagjere të dyshuara femra kosovare që kishin kaluar kufirin Serbi-Kosovë duke iu shmangur kontrollës së rregullt kufitare përmes rrugëve dytësore”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarat janë liruar, kurse vozitësi është urdhëruar që sot të paraqitet në stacionin policor në Muqivërc. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0