Policia e Kosovës nis patrullimet në Karaçevë, aty ku një javë më parë u pa policia serbe

HomePolitike

Policia e Kosovës nis patrullimet në Karaçevë, aty ku një javë më parë u pa policia serbe

Policia e Kosovës ka nisur patrullimet në Karaçevë, aty ku një javë më parë u pa xhandarmëria serbe.

Pas ngjarjeve të fundit ku xhandarmëria serbe hyri disa herë në Karaçevë të Kamenicës, KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë vendosur të realizojnë patrullime të përbashkëta, shkruan GazetaLajmi.

Gjatë ditës janë publikuar edhe disa fotografi nga patrullimi i policisë së Kosovës në këtë zonë.

Kujtojmë, se disa ditë më parë banorët e Karaçevës përmes një proteste kërkuan siguri, ngase siç kanë thënë ata ngjarje të tilla po i shqetësojnë gjithmonë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0