Polici pa maskë gjatë orarit të punës hyn në dyqan dhe blen birra

HomeAktualitet

Polici pa maskë gjatë orarit të punës hyn në dyqan dhe blen birra

Bartja e maskës është bërë obligative shkaku i pandemisë Covid-19.

Qytetarët të cilët nuk po bartin maska po dënohen nga Policia me nga 35 euro, shkruan GazetaLajmi.

Por, rregullat si duket nuk po vlejnë njëjtë për të gjithë, pasi janë vetë policët që nuk po bartin vazhdimisht maskat.

Një qytetar e ka incizuar një pjesëtar të Policisë së Kosovës duke hyrë në një dyqan i cili hyn pa maskën për mbrojtje nga COVID-19 dhe del nga aty me disa shishe birre në duar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0