HomeAktualitet

“Po, Pacolli ndodhet në Tiranë”, këshilltari zbulon marrëveshjen me LDK-në

Behgjet Pacolli ndodhet në Tiranë, këtë e ka konfirmuar këshilltari i tij, Naim Murseli, i cili theksoi se kreu i AKR-së ndodhet ende në Shqipëri, duke përgënjeshtruar lajmet e dala se Pacolli kishte udhëtuar drejt Kosovës, i fshehur në makinën e Presidentit të Republikës, Hashim Thaçi.

“Po, z. Pacolli është në shtëpinë e tij në Tiranë”, tha Murseli, duke qartësuar të gjithë lajmet që qarkulluan ditën e djeshme.

Ndërkohë ai shtoi se ende nuk ka asnjë marrëveshje me LDK-në për krijimin e Qeverisë së re, edhe pse pritet që të ketë zhvillime të rëndësishme në lidhje me këtë drejtim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0