Po çfarë COVID-i: Dostat e PDK-së dhe PSD-së ia shtrejnë ndejës pa maska e pa distancë

HomeAktualitet

Po çfarë COVID-i: Dostat e PDK-së dhe PSD-së ia shtrejnë ndejës pa maska e pa distancë

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, Uran Ismaili e Abelard Tahiri bashkë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe ish-zyrtarin e PSD-së, Dardan Sejdiu, janë bashkuar në një tavolinë.

Me meze e këngë patriotike nga këngëtari, Nysret Muçiqi, dostat e PDK-së dhe PSD-së drejtuesit e PSD-së ia kanë krisur këngës e qejfit.

Në kohë pandemie, kur kërkohet që të mos ketë tubime, këta zyrtarë janë mbledhur bashkë.

Derisa ditën luten në respektim të masave kundër koronavirusit, në mbrëmje veprojnë krejt ndryshe, duke shkelur kështu apelin dhe rregullat që përmenden tash e sa herë nga IKSHPK-ja.

Gazeta, ka kontaktuar me një nga protagonistët e kësaj video, deputetin e PDK-së, Abelard Tahiri, por nuk ka pranuar të flasë kur është pyetur për videon në fjalë.

“Jam duke hyrë në takim, jam shumë i zënë, jam duke hyrë në takim”, ka thënë ai shkurt për Reporteri.net duke mos pranuar të flasë.

Shpend Ahmeti, Uran Ismaili, Dardan Sejdiu, Memli Krasniqi e Abelard Tahiri: në mes të pandemisë pa respektuar asnjë masë… Hipokrizia e politikanëve!

Shpend Ahmeti, Uran Ismaili, Dardan Sejdiu, Memli Krasniqi e Abelard Tahiri: në mes të pandemisë pa respektuar asnjë masë…Hipokrizia e politikanëve!

Posted by Gazeta Frekuenca on Monday, August 17, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0