Plus 162 raste me Covid-19 dhe 220 të shëruar

HomeAktualitet

Plus 162 raste me Covid-19 dhe 220 të shëruar

Sapo janë publikuar rastet me Covid -19 në 24 orët e fundit.IKShPK ka publikaur rastet ku gjithsej janë testuar 548 mostra ku 220 janë sheruar , ndersa 162 kanë rezultuar pozitiv me Covid -19.

Postimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 584 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 162 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vd ekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 12.168 raste nga 46.452 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 448 raste të vde kjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 220 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.149 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.571.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0