Pitbull-i sul mon një fëmijë, duhen dhjetë njerëz për ta shkëputur (VIDEO)

HomeAktualitet

Pitbull-i sul mon një fëmijë, duhen dhjetë njerëz për ta shkëputur (VIDEO)

Një pitbull i zgjidhur, pa maskë, që ecën në rrugën të mbushur me njerëz që shëtisin mes dyqaneve.

Një vajzë shtatë vjeçe ka qenë në radhë me mamanë para një dyqani. Papritur, qeni i merr erë të voglës dhe e sul mon duke i kafs huar këmbën.

Kanë qenë momente dramatike ato që janë përjetuar në San Miguel, krahine e Buenos Aires, të kapura nga një telekamera sigurie.

Një burrë ka filluar ta marrë me shkelma qenin, ndërsa të tjerë janë larguar me vrap. Pak më mbrapa, persona të tjerë kanë ndërhyrë dhe kanë kërkuar të lironin vajzën në mënyra të ndryshme, derisa kafsha ka vendosur ta lëshojë dhe të largohet me vrap.

E vogla, shumë e tronditur, ka pësuar një frakturë serioze në këmbë, që i është shpëtuar vetëm falë një ndërhyrjeje të shpejtë kirurgjike.

Familja e vajzës ka konfirmuar se qeni ishte i zgjidhur, pa maskë dhe se pronari, edhe pse është identifikuar, nuk ka marrë asnjë përgjegjësi.

“Ka rdhur dje dhe ka thënë se nuk ishte qeni i tij. Më pas kemi zbuluar se e kishte braktisur sepse kishte kafshuar një person tjetër”, ka treguar familjarët e vajzës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0