Piot, virologu që zbuloi ebolën trondit njerëzimin: Pandemia e Covid-19 sapo ka filluar

HomeAktualitet

Piot, virologu që zbuloi ebolën trondit njerëzimin: Pandemia e Covid-19 sapo ka filluar

Në një intervistë për “El Pais”, Peter Piot, virologu që zbuloi ebolën, tha se pandemia e Covid-19 sapo ka filluar, duke alarmuar njerëzimin për atë që e pret, jo atë që ka kaluar tashmë, prej gati 6 muajsh: “Pandemia e koronavirus sapo ka filluar, por vala e dytë mund të ketë karakteristika shumë të ndryshme nga e para. Tani e di se çfarë është, jo vetëm pse e kam studiuar, por edhe sepse e kam njohur nga brenda, pasi kam qenë i infektuar. Është një këndvështrim shumë i ndryshëm dhe i dobishëm, i cili më ka dhënë shumë më tepër arsye për ta luftuar edhe si shkencëtar.

Unë besoj se kemi realisht afërsisht 20 milionë raste infeksioni në të gjithë botën dhe se edhe vdekjet janë shumë më tepër sesa ato që raportohen. Koronavirusi, njësoj si HIV-i, është një epidemi e heshtur. Por është edhe shumë më tepër se kaq: është kriza më e madhe sociale në kohë paqeje. Nëse mendojmë për Europën, praktikisht të gjitha vendet kanë arritur ta kufizojnë përhapjen e virusit. Vendet po kthehen në rrugën e duhur dhe qeveritë po shqyrtojnë disa masa. Por tani duhet të përgatitemi për të ashtuquajturën valë e dytë. Shpresoj që nuk do të jetë një cunam, por diçka më e ngjashme me shpërthimet që ne po shohim në Gjermani ose në klubet e natës në Kore.

Në Britaninë e Madhe, ne vazhdojmë të shohim shpërthime të rasteve të reja në disa azile. E vërteta është se jemi vetëm në fillim të kësaj pandemie. Për sa kohë që ka njerëz të prirur për t’u infektuar, virusi gjithmonë do të jetë një rrezik, sepse i duhen qelizat tona që të riprodhohet. Gjetja e një vaksine brenda një kohe të shkurtër do t’i ndryshonte gjërat. Shumë thonë që do të jetë gati deri në tetor, por ka më shumë të ngjarë të jetë gati në vitin 2021. Sigurisht që kjo mund të ndihmojë vërtet mbajtjen e epidemisë nën kontroll”, transmeton Gazeta Lajmi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0