Pfizer: 50 milionë doza të vaksinës anti-Covid brenda 2020-ës kurse në 2021…

HomeAktualitet

Pfizer: 50 milionë doza të vaksinës anti-Covid brenda 2020-ës kurse në 2021…

Kompania Pfizer BionTech ka bërë me dije se brenda këtij viti do të prodhojë 50 milionë doza të vaksinës anti-Covid, të cilat do të shpërndahen në të gjithë botën.

Ndërsa brenda vitit 2021 numri i dozave që kjo kompani do të prodhojë do të jetë 1,3 miliardë.

Për të arritur te kjo sasi kaq e madhe, kompania ka bërë me dije se do të shtojë kapacitetin e saj prodhues. Kjo gjë do të ndodhe kur edhe fabrika e saj e tretë në Europë, ajo që ndodhet në Marburg të Gjermanisë, do të nisë të prodhojë vaksinën.

Për shpërndarjen e kësaj vaksinë në Europë do të merret dega e Pfizer që ndodhet në Puurs të Belgjikës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0