Pezullimi i punimeve te Manastiri i Deçanit, VV: Hoti po i zbaton kërkesat e Vuçiqit

HomePolitike

Pezullimi i punimeve te Manastiri i Deçanit, VV: Hoti po i zbaton kërkesat e Vuçiqit

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të ndërprerë punimet në aksin rrugor Deçan – Plavë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar të pezullohen punimet, pasi është thënë se një pjesë e kësaj rruge e prek zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit. Ky vendim është përcjellë me kritika.

“Vuçiq bën kërkesa, Hoti me partnerët, i zbatojnë. Kështu ndodhi edhe me rastin e ndërprerjes së punimeve në aksin rrugor Deçan-Plavë”,thotë VV.

“Tashmë është bërë e zakonshme për këtë qeveri të zbatojë kërkesat e Serbisë, gjë që në kontrast të plotë me indiferencën e saj ndaj kërkesave të popullit të Kosovës. Më parë u hoq reciprociteti, pastaj u ndal fushata diplomatike për njohjen ndërkombëtare të Kosovës e tani po ndalen edhe projektet jugore”.

Vetëvendosje ka thënë se banorët e Deçanit kanë nevojë për investime dhe infrastrukturë dhe se lidhja e Plavës me Kosovën është projekt me rëndësi kombëtare.

“Një Qeveri e varur nga Lista Serbe dhe nga Beogradi, e cila shquhet për paaftësinë e saj, në çdo rast po krijon mundësinë që Serbia të ndërhyjë në Kosovë. Kjo Qeveri duhet të lëshojë udhët edhe për të mirën e banorëve të Deçanit e Plavës, edhe për të mirën e Kosovës. Çdo ditë që kalon, bëhet shumë vonë. Nuk kemi kohë për të humbur me politikanët dhe politikat e 20 vjetëve të fundit. Duhet të rikthehemi te Qeveria e mirë dhe përfaqësimi dinjitoz”, është thënë nga VV

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0