Petritsch thotë se Thaçi ka fyer BE-në me deklaratën e tij për Lajçakun

HomeAktualitet

Petritsch thotë se Thaçi ka fyer BE-në me deklaratën e tij për Lajçakun

Ish i dërguari i BE-së për Kosovën, austriaku Wolfgang Petritsch, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka fyer Bashkimin Evropian. Sipas diplomatit austriak, vizita e Mirosllav Lajçakut në Kosovë konfirmon vendosmërinë e Brukselit që dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit të rinovohet.Petritsch ka thënë se porosia e Thaçit se nuk dëshiron të takohet me diplomatin sllovak është fyerje ndaj BE-së.Petritsch ka dhënë një intervistë për sajtin në gjuhën serbe, “kosovo-online.com”. Pyetja e parë e gazetarit të “kosovo-online.com” ishte: “Hashim Thaçi ka thënë se nuk dëshiron që të takohet me Lajçakun dhe se nuk dëshiron të jetë pjesë e dialogut që e udhëheq përfaqësuesi i posaçëm i BE-së. Ju si shikoni në këtë?”

“Kjo është fyerje për BE-në. Lajçakun e kanë konfirmuar të gjitha qeveritë e BE-së. Por jam i bindur që Thaçi do të ndryshojë mendimin e tij, pasi Ballkani Perëndimor është pjesë përbërëse e Evropës dhe nuk do të jetë në gjendje që në periudhë afatgjatë t’iu bashkohet SHBA-së dhe Rusisë. Lajçak e përfaqëson BE-në dhe BE-ja do të duhej të ishte synimi i të gjithëve në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Petritsch.Sipas tij SHBA-ja është në krizë të rëndë politike, por Uashingtoni mbetet partner i rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve në regjion. Ka theksuar se Richard Grenell ka ndihmuar që gjërat në Kosovë të lëvizin sërish. Sipas Petritschit, duhet të insistohet për zgjedhje evropiane dhe se Lajçak është përgjegjës për këtë.Petritsch ka thënë se zgjedhjet e nëntorit në SHBA do të kenë ndikim. Ai ka theksuar se edhe Rusia do të ketë rol vendimtar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0