Persona të ar matosur hyjnë në shtëpi për të grabitur, 5-vjeçari i del nënës në mbrojtje(VIDEO)

HomeAktualitet

Persona të ar matosur hyjnë në shtëpi për të grabitur, 5-vjeçari i del nënës në mbrojtje(VIDEO)

Kamerat e sigurisë së një shtëpie, kanë fiksuar momentin kur një grup grabitësish u dyndën me forcë në një shtëpi, ku ndodhej një nënë dhe fëmija i saj 5-vjeçar, e më pas ky i fundit i godet burrat me lodër për të mbrojtur mamanë e tij.

Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në South Ben në Indiania të SHBA-ve.
Në video shihet Tamika Reid duke hekurosur rrobat, e pranë saj ndodhet i biri 5-vjeçar David Johnson, i cili po luante. Në atë moment në shtëpi futen disa burra të armatosur.

Tamika, e pushtuar nga frika ngiti duart lart, ndërsa djali i saj tentoi të mbroj familjen, duke sulmuar njërin nga grabitësit me lodër.
“Ajo çfarë shihni jam unë duke hekurosur. Po të kishte edhe audio në këtë video, do të më dëgjonit duke thënë, ‘çfarë është kjo’ kur në dhomë futen persona të armatosur”, ka deklaruar Tamika.

Ajo pranoi se ishte frikësuar për sigurinë e fëmijëve, ndërsa Davidin e vogël e ka quajtur “hero” – për faktin se u mundua ta godiste njërin prej grabitësve.

Davidi ka deklaruar për mediat lokale se ishte munduar të mbroj të ëmën

“E kam goditur dhe jam munduar ta qëlloj me makinën time lodër”, tha vogëlushi.

Ndërkaq raportohet se grabitësit nuk kanë mundur të grabisin asgjë nga shtëpia e për fat të mirë nga ky incident asnjë nuk është lënduar.

https://tiger.cdnja.co/v/21/213Ea.mp4?secure=JohyqG43fkY7dzGv-t50Pg&expires=1602664200

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0