Përshendeteni me bërryl, OBSH ka një paralajmërim të prerë

HomeAktualitet

Përshendeteni me bërryl, OBSH ka një paralajmërim të prerë

Covid-19 mbetet një sëmundje jo vetëm tinzare, por edhe e panjohur për shkencën dhe mjekësinë. Duke qenë pikërisht kështu, OBSH detyrohet t’i revizionojë këshillat e veta përditë, sepse tejkalohen dhe përgënjeshtrohen nga vetë virusi i rrez ikshëm. Është shënuar një tjetër rekord rastesh të reja me koronavirus në botë. 307.930 raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, çka është shifra më e lartë që nga nisja e pandemisë.

Ndërkohë, numri i të vde kurve ka arritur në 924.127 persona, pas 5.500 rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit. Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka shkruar në Twitter se njerëzit nuk duhet të takohen me njëri-tjetrin as me bërryl, pasi kjo nuk ruan distancën për të shmangur ngjitjen e virusit: “Kur përshëndetni njerëzit, është më mirë të shmangni edhe prekjen me njëri-tjetrit me bërryla, sepse kjo nuk ruan distancat. Mua më pëlqen të vendos një dorë në zemër për të përshëndetur njerëzit në këto ditë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0