Përplasje mes protestuesve për xhaminë: “Shkoni te kisha serbe… talebanë”

HomeAktualitet

Përplasje mes protestuesve për xhaminë: “Shkoni te kisha serbe… talebanë”

Përplasje verbale ka ndodhur ndërmjet organizatorëve të protestuesve kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe, në Prishtinë dhe atyre pro.

Një qytetarë i cili ishte pro ndërtimit të xhamisë ju ka thënë grupit që kishin dalë në protestë për ta kundërshtuar ndërtimin e xhamisë të shkojnë te kisha serbe edhe tek katedralja të protestojnë.

“Na marojna xhamia çfarë dojna dhe çfarë stili dojna, shkoni në Manastir të Deçanit thuani 40 hk të popullatës mos na i merrni, qatyne thunju, qaty protestoni.Në kampus universitar është kisha e Millosheviçit, kush nuk proteston, midis fakultetit, katedralaja, u prish shkolla ma e vjetër në Prishtinë kush nuk ka protestu”, ka thënë protestuesi që ishte pro ndërtimit të xhamisë, shkruan GazetaLajmi.

Kurse protestues që ishin kundër dëgjohen duke i thënë qytetarit në fjalë “lesh, talebanë”.

Protesta është paralajmëruar në Facebook nga Binak Gashi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë pjesë e OVL-së së UÇK-së.

Ai ka kritikuar faktin se xhamia është e financuar nga Turqia, derisa ka thënë se Kosova nuk është provincë e Turqisë, por “histori e Ilirisë që nga koha pellazge”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0