Përplasje mes Hotit dhe Bogujevcit: Bonu gati zotni…

HomeAktualitet

Përplasje mes Hotit dhe Bogujevcit: Bonu gati zotni…

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, duke i thënë se nuk mundet ta trajtojë çështjen e personave të pagjetur në të njëjtën temë me njohjen reciproke.

“Nuk mundesh me thanë njohje receprike e me trajtu çështjen e të pagjeturve në të njëjtën temë, nuk funksionon qashtu. Ti duhet me i kërku Serbisë me të jep informata se ku gjenden trupat e të zhdukurve. Bonu gati zotni se ki punë në këtë drejtim, nuk mjafton veç me shku me bo muhabet e me thanë se po flasim për personat e pagjetur”, tha Bogujevci.
Por, kryeministri Hoti tha se Bogujevci nuk duhet ta përdorë këtë çështje të ndjeshme për ta sharë atë.

“Unë po mundohem me ju kuptu por besomni që nuk keni të drejtë, tash edhe nuk po doni me dëgju realisht. Sa orë kaloj unë me komisionin qeveritar për personat e pagjetur, çfarë ndjenje kom pas unë kur kam hyrë në Institucionin e Mjekësisë Ligjore t’u i pa mbetjet mortore, nuk dalë para mediave t’u thon këto, nuk m’ke dëgju tu i thonë, se nuk flasë asnjëherë. Punoj natë e ditë derisa ta mbylli këtë çështje. Është shumë e ndjeshme, prandaj ju kisha lut mos e përdorni për mem sha mu për këtë punë”, tha Hoti. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0