Përplasja në Open/ Andi Bushati: “Sfida që më bëri live Mazniku.

HomeAktualitet

Përplasja në Open/ Andi Bushati: “Sfida që më bëri live Mazniku.

Mbrëmë në emisionin “Open” u përfshiva në një debat herë më shumë të zjarrtë dhe herë me më shumë argumenta, me zv kryetarin e bashkisë Arbër Mazniku, lidhur me mashtrimet e rilindjes dhe shkeljet e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Për të mos u zgjatur tezat e mia ishin dy: Së pari se në shumë hallka qeveria dhe bashkia kanë përdhosur ligjet e vendit. E dyta se komunikimi i tyre publik ka qenë i mbushur me gënjeshtra meskine.

Pikërisht për këtë të dytën u krijua edhe përplasja.

Ndërsa unë po argumentoja se në morinë e gënjeshtave ishte edhe alibia që godina e teatrit përbën rre zikshmëri nga tërmetet, por se kjo qe aq e trashë sa u përgënjeshtrua edhe nga god itjet e forta të fund shtatorit edhe nga ato të fund nëntorit, zv kryetari i bashkisë më ndërpreu.

Ai pretendoi se unë po abuz oja me një Fake News, më bëri një leksion gazetarie dhe më kërkoi publikisht në Top Channel, që të demostroja me prova që të nesërmen (pra sot) se nga drejtuesit e institutit të ndërtimit nuk ishte pretenduar kurrë një gjë e tillë. Më kot unë i përmenda emrin e drejtorit Hysenlliu, ai këmbënguli se kjo qe e pavërtetë

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0