Përmbytjet në vend, Agim Veliu numëron komunat me gjendje më të keqe

HomeAktualitet

Përmbytjet në vend, Agim Veliu numëron komunat me gjendje më të keqe

Ministri në Detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë sot se pas reshjeve në Kosovë ka kërkuar ngritjen e gatishmërisë në nivel kombëtar të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, raporton Gazeta Express.

Veliu përmes Facebook-ut ka thënë se janë duke e përcjellë më vëmendje të shtuar gjendjen aktuale të vërshimeve të pjesshme si pasojë e reshjeve të shiut.

“Deri më tani në Komunën e Gjakovës, Malishevës, Rahovecit, Drenasit dhe Suharekës ka pasur vërshime të pjesshme, derisa ekipet e AME-së janë në terren duke vepruar sipas nevojës dhe rrethanave. Në komunat tjera situata momentalisht është e qetë dhe nën kontroll. AME do të koordinojë të gjitha veprimet operacionale me shtabet komunale, për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme, por edhe për t’i ndihmuar këto shtabe si me personel ashtu edhe me mjete. MPB do të informoi qytetarët në rast të përkeqësimit të gjendjes aktuale”, ka thënë ai./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0