Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Isa Mustafës, pritet të shtrohet në infektivë

HomeAktualitet

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Isa Mustafës, pritet të shtrohet në infektivë

Gjendja shëndetësore e ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, duket se është përkeqësuar pas infektimit me koronavirus.

Burime të Shekulli.info nga QKUK kanë thënë që sot gjatë ditës Mustafa pritet të shtrohet në Klinikën Infektive.

Mustafa ditën e premtë përmes Facebook njoftoi se pasi kishte kryer testin ai kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kujtojmë se ai kishte njoftuar vet përmes një postimi ku thotë:

Të nderuar miq
Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.
Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.
Ditet në vijim to të jem i izoluar.
Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! IM

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0