Përfundon takimi Thaçi – Lajçak, ja çfarë biseduan

HomeAktualitet

Përfundon takimi Thaçi – Lajçak, ja çfarë biseduan

Ka përfunduar takimi në mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në konferencën për media, presidenti Thaçi ka thënë se nga procesi i diskutimeve me Servinë pret liberalizimin e vizave dhe njohjen reciproke.

“Ishte kënaqësit të shohim zotëri Lajcak në Kosovë. E informova për progresin e Kosovës për reformat. Kosova ka një të ardhme dhe alternativë të vetme që të jetë pjesë e familjes evropiane.

Ne jemi mirënjohës për njohje e shteteve të BE-së dhe presim që edhe shtet tjera ta njohin dhe presim vendim për lliberaliz me vizave. Biseduam edhe për çështje tjera që zotëri Lajçak do të ketë në dialog.

Çdo përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Serbinë është e mirëseardhur”, tha Thaçi.

Në anën, tjetër, Lajçak pritet që të qëndrojë deri me datë 18 qershor në Kosovë dhe të takohet edhe me liderët tjerë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0