Përfundon mbledhja e AAK-së, tregojnë nëse do të dalin nga koalicioni apo jo

HomeAktualitet

Përfundon mbledhja e AAK-së, tregojnë nëse do të dalin nga koalicioni apo jo

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka folur pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie.

Gjini ka konfirmuar se në këtë mbledhje është diskutuar për koalicionin me LDK-në, mirëpo nuk është marrë ndonjë vendim.

Ai ka thënë se e vetmja pikë e cila mund të jetë diskutabile në koalicion është dialogu me Serbinë.
Sipas Gjinit, AAK do të insistojë që disa detaje qenësore të dialogut të shihen edhe një herë.

“Aleanca do të insistojë që disa detaje qenësore të dialogut të shihen edhe një herë., Pavarësisht që ne kemi kërkuar që njohja e ndërsjellë të jetë pjesë e dialogut, ajo është qenësore. Kosova duhet të përgatitet më mirë negociata. E vetmja pikë e cila mundet me qenë diskutabile në koalicionin tonë është dialogu me Serbinë”, ka thënë Gjini.

Tutje ai ka thënë se AAK është parti serioze e cila me seriozitet trajton temat qenësore për Kosovën.

“Sot kemi diskutuar për dialogun dhe dialogu është pika më e ndieshme e koalicionit. Ne jemi në koalicion qeverisës po në të njëjtën kohë jemi një parti serioze e cila me seriozitet i trajton këto pika”, u shpreh ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0