Përfundon intervistimi gjashtë orësh nga Specialja, Thaçi: Vazhdojmë nesër

HomeAktualitet

Përfundon intervistimi gjashtë orësh nga Specialja, Thaçi: Vazhdojmë nesër

Rreth gjashtë orë ka zgjatur intervistimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Prokuroria Speciale në Hagë, i cili pritet të vazhdojë edhe nesër.

Pas përfundimit të intervisitimit, Thaçi tha se ka dëgjuar vetëm aspektet teknike të avokatit të tij dhe prokurorëve, si dhe pyetjeve fillestare sa i përket UÇK-së., transmeton Telegrafi.

“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknikaliteteve të ndryshme në mes të avokatit dhe prokurorëve, çështje sqaruese teknike, e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK-në kështu që do të vazhdon nesër”, ka thënë Thaçi.

Intervistimi i presidentit Thaçi ka zgjatur gjashtë orë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0